Porosia0

Mangalle prej çeliku · punuar me dorë në Kosovë

Një zjarr i mirë mbledh njerëzit bashkë.

Mangall i ndezur në pyll, në muzg

Punuar me dorë

Çdo copë prehet, saldohet dhe përfundohet me dorë.

Modelime sipas kërkesës

E përshtatim modelin sipas hapësirës dhe dëshirës suaj.

Kualitet me vite

Ndërtim i fortë çeliku, për t'u ndezur sezon pas sezoni.

Koleksioni

Pesë modele, të gjitha prej çeliku

Zgjidhni modelin dhe madhësinë, shtojeni në porosi dhe ju telefonojmë për ta konfirmuar. Nuk paguani asgjë në faqe.

Përfundimi i një Mangalli me fresë në punëtori
Përkulja e çelikut në presë

Punimi

Punuar me dorë, me emrin tonë mbi të

“Mangallet tona janë krijuar për ato momente që kthehen në kujtime, me cilësi, elegancë dhe mjeshtëri në çdo detaj.”

Çdo mangall prehet, përkulet, saldohet dhe përfundohet në punëtorinë tonë. Keni një hapësirë të veçantë? E përshtatim modelin sipas jush.

Fire Pit Kosova

Inxhinieria

Projektuar në CAD, i analizuar me simulim

Çdo model është projektuar i plotë në 3D. Nga modelet CAD kemi nxjerrë vizatimet teknike dhe kemi simuluar si përhapet nxehtësia nëpër çelik kur zjarri digjet.

Në përdorim

Të ndezura, jashtë studios

Foto reale të mangalleve tona, në oborre dhe verandë.

Mangall prej çeliku të papërpunuar, i ndezur në kopsht Mangall i ndezur, afër Mangall gjeometrik i ndezur natën Gjashtë Mangalle të gatshme Tre Mangalle të ndezura natën Mangall në bar Pllaka FIREPIT KOSOVA brenda një Mangalli të ndezur

Si porositet

Porositni këtu, pa paguar në faqe

  1. 1

    Zgjidhni

    Modelin dhe madhësinë që ju pëlqen.

  2. 2

    Porositni

    Lini emrin, adresën dhe telefonin. Nuk paguani asgjë në faqe.

  3. 3

    Ju telefonojmë

    Konfirmojmë porosinë, çmimin përfundimtar dhe dërgesën.

  4. 4

    Merrni mangallin

    Dorëzimin e rregullojmë bashkë.

Porosia juaj

Plotësoni të dhënat dhe dërgoni porosinë. Ju telefonojmë për ta konfirmuar para se të fillojmë punën.

Modelet e zgjedhura

    Ende asnjë model në porosi.

    Zgjidhni nga koleksioni

    Kërkoni diçka ndryshe nga këto modele? Dizajn i veçantë →

    Adresa e dërgesës

    Aktualisht dërgojmë vetëm brenda Kosovës.

    Nuk paguani asgjë tani. Pas porosisë ju telefonojmë për ta konfirmuar.

    Dizajn i veçantë

    Doni diçka ndryshe? E projektojmë për ju.

    Madhësi ose formë tjetër, emri a logoja juaj e prerë në çelik, një mangall për oborrin, tarracën ose restorantin tuaj. Na tregoni idenë: ju kontaktojmë për detajet dhe çmimin para se të fillojmë punën.

    • Çdo madhësi dhe formë
    • Emri ose logoja juaj e prerë në çelik
    • Për shtëpi, restorante dhe hotele
    Modeli CAD i mangallit gjeometrik
    Çdo model i yni projektohet në CAD para se të pritet çeliku.
    Si t'ju kontaktojmë?

    Keni skicë ose foto të vendit? Na e dërgoni në WhatsApp pasi ta dërgoni kërkesën.

    Pyetje

    Pyetje të shpeshta

    Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani ose na telefononi: kontaktet janë në fund të faqes.

    Si porositet?

    Zgjidhni modelin dhe madhësinë, shtojeni në porosi dhe lini emrin, telefonin dhe adresën. Ju telefonojmë për ta konfirmuar porosinë para se të fillojmë punën.

    A paguaj në faqe?

    Jo. Në faqe nuk paguani asgjë. Çmimin përfundimtar, pagesën dhe dërgesën i biem dakord kur ju telefonojmë.

    Po dërgesa?

    Aktualisht dërgojmë vetëm brenda Kosovës. Na lini adresën dhe, nëse duhet, si ta gjejmë; koston dhe ditën e dërgesës jua konfirmojmë në telefon.

    A e bëni në madhësi ose formë tjetër?

    Po. Na tregoni idenë te Dizajn i veçantë dhe ju kontaktojmë për detajet dhe çmimin para se të fillojmë punën.

    Prej çfarë janë bërë?

    Prej çeliku S235JR, të lyer me bojë silikoni që i reziston nxehtësisë deri në 700 °C. Çdo model është projektuar në CAD dhe nxehtësia e tij është simuluar: shihni Inxhinieria.

    Ku ta vendos?

    Mbi një sipërfaqe që nuk digjet, si gur, beton, pllaka ose zhavorr, larg mureve, degëve dhe gjërave që marrin flakë. Mos e vendosni drejtpërdrejt mbi dërrasa ose bar të thatë.

    A nxehet çeliku?

    Po, shumë. Gjatë djegies pjesët pranë zjarrit arrijnë disa qindra gradë. Mos e prekni, mbani fëmijët dhe kafshët larg dhe mos e lini zjarrin pa mbikëqyrje. Temperaturat e çdo modeli janë te Inxhinieria.

    Çfarë të djeg?

    Dru të thatë (te skara edhe qymyr druri). Mos e ndizni me benzinë ose lëngje të ngjashme dhe mos digjni plastikë, mbeturina ose dru të lyer.

    Si kujdesem për të?

    Hiqni hirin pasi të jetë ftohur plotësisht, sepse hiri i lagësht e gërryen çelikun. Kur nuk e përdorni, mbajeni të mbuluar ose nën strehë. Nëse boja dëmtohet, mund ta rinovoni me bojë për temperatura të larta.

      1
      Vizatimi teknik dhe simulimi →